0
0
Miss Universe Kosova Marigona Dragusha është bërë së fundi nënë për herë të dytë.
Lajmin e ka dhënë vetë ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shfaqet duke mbajtur në duar vogëlushin.
“Një tjetër bekim, vogëlushi im Leka”, shkruan ajo krahas fotove ku pozon me të birin në duar, duke zbuluar kështu edhe emrin që ka vendosur ti vëjë të voglit.
Ajo është nënë e dy djemve, vogëlushin Dren që sapo ka mbushur 3 vjeç dhe Lekës i cili sapo ka ardhur në jetë.
Marigona ka marrë urime të shumta nga miq dhe fansa të saj, të cilët i urojnë të voglit të saj edhe 100 vite të tjera të lumtura.
https://www.instagram.com/p/CBlUFgfFHQa/Link: https://www.instagram.com/p/CBlUFgfFHQa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_qOJrbFYv-/