Home Aktualitet Rikthimi në karantinë, Brataj: “Ja kur mund të ndodhë…”
Rikthimi në karantinë, Brataj: “Ja kur mund të ndodhë…”
0

Rikthimi në karantinë, Brataj: “Ja kur mund të ndodhë…”

0
0

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skërnder Brataj ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Opinion”, ku foli lidhur me situatën aktuale në vend dhe raste në rritje pas rihapjes së vendit.

Ai tha se në këto momente nuk bëhet fjalë për rikthim në karantinë, por shtoi se një skenar i tillë mund të vihet në zbatim vetëm në rast se numri i të shtruarve në spital i tejkalon 400 vetë.

Në këtë rast mund të mendohet rikthimi në karantinë sipas Brataj, por që sipas tij nuk ka mundësi që të shkohet drejt asaj shifre.

Ai tha gjithashtu se aktualisht kohëzgjatja e rekuperimit të personave që janë të prekur nga COVID-19 është më e shkurtër se më parë.

https://www.youtube.com/watch?v=bQt2aurovQ4&feature=emb_err_woyt

Link dhe Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=bQt2aurovQ4&feature=emb_err_woyt