Home ShowBiz “Edhe kësaj here po e djegim…”, Getoari ka një super lajm
“Edhe kësaj here po e djegim…”, Getoari ka një super lajm
0

“Edhe kësaj here po e djegim…”, Getoari ka një super lajm

0
0

Getoar Selimi dhe Majk do të sjellin shumë shpejt një bashkëpunim.

Njoftimin e ka bërë vetë Geti në instagramin e tij ku ka lajmëruar se shumë shpejt do të prezantojnë një projekt të ri muzikor nga dyshja më e mirë e të gjitha kohërave.

“Si gjithmonë edhe kësaj here po e djegim lojën, përndryshe veç lodheshe”, vijmë së shpejti dyshja më e mirë e të gjitha kohërave”, shkruan këngëtari në instagramin e tij duke bërë tag veten dhe këngëtarin Majk.

Getoari dhe Majku kanë bashkëpunuar shpesh herë në të kaluarën dhe këngët e tyre janë përkthyer gjithmonë në sukses të jashtëzakonshëm.

Kujtojmë se bashkëpunimi i tyre i fundit në këngën “Malena” një vit më parë u shndërrua në hitin e momentit, ndërsa edhe sot vazhdon të dëgjohet dhe preferohet nga fansat e dyshes së famshme.

Jemi të bindur se edhe bashkëpunimi që do të sjellin së shpejti do të jetë hiti i kësaj vere.

Link: https://www.instagram.com/ghettogeasy/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_0CjyVHLgc/