Aktorja e njohur shqiptare Fiona Gllavica është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktorja e cila postoi në instagram një foto të partnerit që po puth këmbën e vogëlushit.
Krahas fotos së veçantë ajo shkruan mesazhin më të bukur për të birin, ndërsa zbulon se kanë vendosur ta quajnë Lekë.
“Ditën që e kuptova se ti do të vije në këtë botë, të gjitha dështirat dhe ëndrrat e mia nisën me u thurrë mbi ty. Ditën që dëgjova rrahjet e zemrës tënde e kuptova se bota ime gjendet brenda meje e do të marrë tjetër kuptim kur ti do të jesh këtu. Herën e parë që të ndjeva brenda meje e kuptova që hapat e tu do të lënë gjurmë në historinë tonë. Lekë I vogli jonë, mirë se erdhe! Engjulli i nanës, drita që do të më përcjellë”, shkruan aktorja në foton e postuar në instagram.
Aktorja u bë e famshme nga seriali “Çka ka shtëpia”
https://www.instagram.com/p/CB3jaS8Htz3/Link: https://www.instagram.com/p/CB3jaS8Htz3/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/xrT9twwwC6Y