Presidentit të Amerikës i zhduken postimet për arsye të të drejtave autoriale
Twitter fshin një tjetër postim të Trump këtë herë me kërkesë të gazetës “New York Times” për shkak të shkeljes së të drejtave autoriale..
Trump publikoi në 30 qershor një meme të realizuar nga vetë ekipi i tij në të cilën shfaqet një foto e Presidentit shoqëruar me shkrimin: “Në të vërtetë ata nuk janë pas meje, por pas teje, unë jam thjesht rrugës”.
Kjo meme është fshirë nga Twitter pasi të drejtat e shfrytëzimit për fotografinë i përkasin gazetës “New York Times” dhe ata janë ankuar për përdorim të padrejtë dhe shkelje të të drejtave autoriale.
Fotografia bardhë e zi e Trump e përdorur për të krijuar memen është realizuar nga fotografi Damon Winter dhe është shfaqur për herë të parë në një artikull rreth Trump në shtator të 2015.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdorimi i fotove për meme zakonisht konsiderohet i drejtë, por gjithsesi Trump do të duhet ta sqarojë këtë çështje në gjykatë.
Kjo është hera e katërt në katër javë që Twitter dënon një shkelje të të drejtave të autorit nga Trump apo ekipi i tij.
Më herët Presidentit Trump i janë hequr dy video si nga Twitter ashtu edhe nga Facebook të konsideruara si të manipuluara apo lajme të rreme.
Gjithashtu edhe disa postime të tij janë hequr nga Twitter pasi sipas rrjetit social kanë shkelur rregullat dhe janë konsideruar si sjellje abuzive.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8LHoq2BKBK/