Home ShowBiz “Tjetër botë”, një projekt muzikor që nuk duhet humbur, Visjan Ukcenaj sjell hitin e verës
“Tjetër botë”, një projekt muzikor që nuk duhet humbur, Visjan Ukcenaj sjell hitin e verës
0

“Tjetër botë”, një projekt muzikor që nuk duhet humbur, Visjan Ukcenaj sjell hitin e verës

0
0

Aktori i njohur Visjan Ukcenaj përveç talentit në fushën e aktrimit, ka zbuluar se ka pasion edhe këngën.

Atë e kemi parë të eksperimentojë edhe në fushën e muzikës dhe ka rezultuar mjaft i suksesshëm me publikimin e disa këngëve të cilat janë pëlqyer shumë nga miqte dhe veçanërisht fansat e tij.

Projektin e tij më të fundit muzikor Visjani e ka publikuar vetëm disa minuta më parë dhe këtë herë vjen me një stil të ri krejt të veçantë.

“Tjetër botë”, është një këngë me ritëm dhe muzikë të veçantë ku aktori vjen me një stil unik në të kënduar.

Visjani ka eksperimentuar këtë herë me stilin rap dhe kënga është mjaft e veçantë.

Teksti i këngës është realizuar nga vetë aktori, ndërsa videoklipi është një prodhim i “Hija Films”, ku të zënë sytë detaje dhe efekte të veçanta.

 

https://www.youtube.com/watch?v=8TwJxAl5q1o

Link: https://www.youtube.com/watch?v=8TwJxAl5q1o

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CB3Jp5ahcRS/