Home Aktualitet Thellohet bilanci i viktimave nga COVID-19, rekord rastesh të reja shumica në Tiranë
Thellohet bilanci i viktimave nga COVID-19, rekord rastesh të reja shumica në Tiranë
0

Thellohet bilanci i viktimave nga COVID-19, rekord rastesh të reja shumica në Tiranë

0
0

4 persona kanë ndërruar jetën gjatë 24 orëve të fundit të infektuar me COVID-19.

Sipas Ministrisë viktimat janë një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, të cilët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 93 persona, 62 prej të cilëve vetëm në Tiranë.

Aktualisht në spitalin infektiv ndodhen të shtruar 72 persona, 8 prej të cilëve në terapi intensive dhe 4 të intubuar në gjendje të rëndë.

Ekspertë të Ministrisë bëjnë me dije se gjatë se në spitalin infektiv ndodhen të shtruar edhe mosha të reja dhe se situata vijon të jetë shqetësuese.

Ata i bëjnë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë rregullat e higjenës dhe protokollet e sigurisë për të shkëputur zinxhirin e transmetimit të shpërndarjes së virusit.

https://www.youtube.com/watch?v=GFeQTiTZfJk

Link: https://www.youtube.com/watch?v=GFeQTiTZfJk

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/