0
0
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë, në fillim të këtij viti pas ardhjes në jëtë të vogëlushit Duam.
Që nga ajo kohë e deri më sot, ata i kemi parë të postojnë herë pas here foto të vogëlushit edhe pse ende nuk e kanë zbuluar profilin e tij plotësisht.
Sot vogëlushi feston 6 mujorin e lindjes dhe Miriam e ka kujtuar këtë datë me një foto shumë të veçantë të vogëlushit dhe motrës së tij Ameli.
Vogëlushja pozon pranë krevatit të Duam dhe duket kaq e kujdesshme teksa e shikon gjithë dashuri.
“Sot 6 muaj, të Duam, dashuria jonë”, shkruan Miriam krahas fotot së veçantë motër e vëlla.
Link: https://www.instagram.com/miriamcani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B99EJmOlnLF/