Home Aktualitet Ishte infektuar me Coronavirus, ndërron jetë në spital aktori i njohur
Ishte infektuar me Coronavirus, ndërron jetë në spital aktori i njohur
0

Ishte infektuar me Coronavirus, ndërron jetë në spital aktori i njohur

0
0

Aktori i njohur meksikan Raymundo Capetillo i famshëm për rolet e tij sidomos në telenovelat e famshme spanjolle ka ndërruar jetë i prekur nga COVID-19.

76 vjeçari ndodhej i shtruar në spital prej disa ditësh dhe gjendja e tij shëndetësore erdhi duke u përkeqësuar derisa fatkeqësisht u nda nga jeta.

Njoftimi është bërë në Twitter nga Extension Cultural Inbal”, një profil i qeverisë meksikane.

Në këtë status referuar aktorit shkruhej: “Ndjejmë shumë keqardhje për vdekjen e aktorit Raymundo Capetillo. Përveç karrierës së tij në film, teatër e televizion, ai ishte një promovues i përkushtuar i leximit në të gjithë vendin”.

Raymundo ka luajtur në shumë telenovela të famshme si “Fati im je ti”, “Pengesat e dashurisë”, “Velloja e nuses”, “Zemër e egër” dhe shumë të tjera ku ka spikatur për talentin e tij.

Link: https://abc7.com/mexican-actor-raymundo-capetillo-cepetillo-dies-from-covid-19-passes/6315270/