Reperi Stresi dhe partnerja e tij Kejsi janë vënë së fundmi në qendër të vëmendjes.
U tha fillimisht se ishin ndarë, por disa video të Kejsit pak javë më parë hodhën poshtë dyshimet e para.
Më pas Stresi do ti vinte vulën me një foto së bashku me nënën e Kejsit të cilën e quante vjehrën më të mirë.
Ndërkaq së fundmi Stresi ka postuar një foto ku pozon shtrirë në shtrat duke fjetur, ndërsa sipër një foto e Kejsit e cila mesa duket ka qenë duke komunikuar me të në telefon.
“Gruaja më e mirë në botë, që më bën krenar”, shkruan ai krahas fotos, duke tregur kështu se ai dhe Kejsi jo vetëm që nuk janë ndarë, por janë gjithnjë e më të lidhur me njëri tjetrin.
Me pak fjalë Stresi dhe Kejsi pavarësisht thashethemeve, apo keqkuptimeve vazhdojnë të jenë bashkë më të dashuruar se kurrë më parë.
Link: https://www.instagram.com/stresi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9xIyllJdve/, https://www.instagram.com/p/B_46WhGgfWf/