Home Aktualitet 3 pacientë humbin betejën me COVID-19, rritet ndjeshëm numri i të shtruarve
3 pacientë humbin betejën me COVID-19, rritet ndjeshëm numri i të shtruarve
0

3 pacientë humbin betejën me COVID-19, rritet ndjeshëm numri i të shtruarve

0
0

55 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa kanë ndërruar jetë 3 pacientë.

Bëhët fjalë për një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça të cilët nuk kanë mundur dot ta fitojnë betejën me sëmundjen.

Ministria e Shëndetësisë njofton se është rritur numri i të shtruarve në spital dhe konkretisht në dy spitalet në vend po marrin shërbimin 106 pacientë, 9 në terapi intensive dhe një i intubuar.

Ndërkaq një lajm i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 77 qytetarë duke e çuar në 2214 numrin e personave të shëruar që nga fillimi i epidemisë, ndërsa numri i personave aktiv është 1585.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë thirrje për të respektuar rregullat e higjenës si dhe protokollet e sigurisë nëpër biznese.

https://www.youtube.com/watch?v=YtdXSp06o5s

Link: https://www.youtube.com/watch?v=YtdXSp06o5s

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/