Home ShowBiz Eli Fara në moshën 22 vjeçe, publikohet fotoja e rrallë e këngëtares 31 vite më parë
Eli Fara në moshën 22 vjeçe, publikohet fotoja e rrallë e këngëtares 31 vite më parë
0

Eli Fara në moshën 22 vjeçe, publikohet fotoja e rrallë e këngëtares 31 vite më parë

0
0

Këngëtarja Eli Fara ka dalluar gjithmonë për bukurinë e saj dhe tiparet karakteristike që kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen.

Sot edhe pse i ka kaluar të 50-tat, këngëtarja vazhdon të ruajë një bukuri të veçantë duke u konsideruar ende si një prej femrave më të bukura shqiptare ndër vite.

Ajo është kthyer pas në kohë duke publikuar një foto të 31 viteve më parë, teksa po ecte në rrugët e qytetit të Korçës.

Me një foto bardhe e zi veshur me një fustan elegant dhe një palë këpucë me taka, Eli shihet teksa buzëqesh e lumtur duke kaluar rrugën.

“1989 në Korçë”, shkruan ajo krahas fotos me të cilën i ka habitur të gjithë.

Shumica e kanë komplimentuar për foton, ndërsa disa e krahasojnë me Monica Bellucci në filmin “Malena”.

Këngëtarja edhe sot shfaqet gjithmonë në formë perfekte dhe pavarësisht kalimit të vite i ka ruajtur të njëjtat tipare të bukura si dikur në rininë e saj.

https://www.instagram.com/p/CCvKKTdhszh/

Link: https://www.instagram.com/p/CCvKKTdhszh/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9AB8dChZFq/