Këngëtari Justin Timberlake dhe partnerja e tij Jessica Biel janë bërë prindër për herë të dy.
Sipas Daily Mail çifti u bënë prindër të një djali dhe kanë habitur jo pak fansat duke qenë se askush nuk e dinte që Jessica ishte shtatëzanë për herë të dytë.
Lajmi i shtatëzanisë është mbajtur i fshehtë për plot 9 muaj dhe madje dyshja ende nuk kanë reaguar në rrjetet sociale pasi u bënë prindër për të herë të dytë.
Më herët çifti është përfolur për një krizë në marrëdhënien e tyre, pas fotove të Justin ku shihej tepër i afërt me një kolegen e tij.
Këngëtari në atë periudhë vendosi të reagonte me një status të gjatë në rrjetet sociale ku I kërkoi falje publikisht bashkëshortes duke treguar se në fakt kishte pirë disa gota.
Pas këtij incidenti edhe pse u përfol për një krisje në marrëdhënien e tyre, duket se në fakt ata të dy i kanë kapërcyer këto probleme, sidomos tani që janë bërë prindër të një tjetër djali.
https://www.instagram.com/p/CAA8cqBBI-z/
Lin: https://www.instagram.com/p/CAA8cqBBI-z/
Burimi i lajmit: https://www.dailymail.co.uk/news/article-8537041/Jessica-Biel-Justin-Timberlake-welcome-second-child-secret-pregnancy.html
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/ZTSiID1W7-o