Home ShowBiz Arbenita në zi, modelja humb njeriun e shtrenjtë të familjes
Arbenita në zi, modelja humb njeriun e shtrenjtë të familjes
0

Arbenita në zi, modelja humb njeriun e shtrenjtë të familjes

0
0

Modelja Arbenita Ismajli është një prej personazheve më të përfolura sidomos për lidhjen e saj me reperin Fero.

Ajo është gjithnjë aktive në rrjetet sociale ku e shohim të ndajë me fansat dhe miqtë e saj foto dhe video ku shfaqet gjithmonë në formë perfekte.

Ajo ka ndarë së fundmi me fansat një lajm të trishtë, duke treguar se një prej familjarëve të saj, konkretisht një prej xhaxhallarëve ka ndërruar jetë.

“Motra sapo më telefonoi duke më thënë se një nga xhaxhallarët e mi ka ndërruar jetë. Edhe pse nuk ishin shumë të afërt, zemra ime është e thyer. U prehsh në paqe”, shkruan ajo në statusin e saj duke ndarë me ndjekësit dhimbjen për familjarin e saj.

arbenitaaa

Link: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxGP0MBlB87/