Home ShowBiz E kishin mbajtur super të fshehtë, çifti i famshëm bëhen prindër për herë të dytë
E kishin mbajtur super të fshehtë, çifti i famshëm bëhen prindër për herë të dytë
0

E kishin mbajtur super të fshehtë, çifti i famshëm bëhen prindër për herë të dytë

0
0

Këngëtari Justin Timberlake dhe partnerja e tij Jessica Biel janë bërë prindër për herë të dy.

Sipas Daily Mail çifti u bënë prindër të një djali dhe kanë habitur jo pak fansat duke qenë se askush nuk e dinte që Jessica ishte shtatëzanë për herë të dytë.

Lajmi i shtatëzanisë është mbajtur i fshehtë për plot 9 muaj dhe madje dyshja ende nuk kanë reaguar në rrjetet sociale pasi u bënë prindër për të herë të dytë.

Më herët çifti është përfolur për një krizë në marrëdhënien e tyre, pas fotove të Justin ku shihej tepër i afërt me një kolegen e tij.

Këngëtari në atë periudhë vendosi të reagonte me një status të gjatë në rrjetet sociale ku I kërkoi falje publikisht bashkëshortes duke treguar se në fakt kishte pirë disa gota.

Pas këtij incidenti edhe pse u përfol për një krisje në marrëdhënien e tyre, duket se në fakt ata të dy i kanë kapërcyer këto probleme, sidomos tani që janë bërë prindër të një tjetër djali.

 

https://www.instagram.com/p/CAA8cqBBI-z/

Lin: https://www.instagram.com/p/CAA8cqBBI-z/

Burimi i lajmit: https://www.dailymail.co.uk/news/article-8537041/Jessica-Biel-Justin-Timberlake-welcome-second-child-secret-pregnancy.html

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/ZTSiID1W7-o