E trishtë, mjeku shqiptar humb betejën më COVID-19
0
0
Ndërron jetë prej COVID-19 mjeku shqiptar Fadil Zuka.
Lajmin e ka dhënë përmes një statusi në Facebook, Oda e mjekëve të Kosovës të cilët njoftuan se fatkeqësisht mjeku nuk arriti dot ti mbijetonte sëmundjes.
Fadil Zuka ishte mjek familjeje dhe sipas njoftimit të publikuar në faqen e Odës së mjekëve, ai i përkiste gjeneratës së mjekëve të persekutuar nga rregjimi serb dhe që kishte bërë shumë sakrifica për ti shërbyer komunitetit në Kosovë në vitet 90.
Fadil Zuka është mjeku i parë që humb jetën në Kosovë prej COVID-19, ndërsa kujtojmë se në Kosovë numri i rasteve të reja vijon të jetë i lartë dhe me tendencë rritjeje nga dita në ditë.
Link: https://www.facebook.com/Oda.Mjekeve.Kosoves
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydAafgAumE/