Home Aktualitet E fundit/ Ndërrojnë jetë 6 pacientë, rregjistrohen 67 raste të reja
E fundit/ Ndërrojnë jetë 6 pacientë, rregjistrohen 67 raste të reja
0

E fundit/ Ndërrojnë jetë 6 pacientë, rregjistrohen 67 raste të reja

0
0

6 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit të infektuar me COVID-19.

Një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana si dhe një 65 vjeçar nga Kruja të intubuar prej disa ditësh dhe me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur dot ta fitojnë betejën me sëmundjen.

Gjithashtu nuk kanë mundur dot të mbijetojnë në spitalin COVID2, një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruse si dhe një 56 vjeçar nga Kukësi dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistuar 67 raste të reja me COVID-19 shumica prej tyre në Tiranë.

Situata në të dyja spitalet në vend vijon të jetë shqetësuese.

Aktualisht po marrin shërbim 115 pacientë, 21 prej të cilëve në terapi intensive dhe 9 në intubim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 persona.

Ministria e Shëndetësisë vijon me apelin për të respektuar masat e sigurisë dhe për të përdorur maskat në ambjente të mbyllura.

Link: https://youtu.be/y1JZ3WMQG_o

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/