0
0
Këngëtarja Miriam Cani do të rikthehet shumë shpejt me një projekt të ri muzikor.
Ajo e ka treguar vetë përmes një postimi në instagram ku pozon në studio duke punuar për projektin e ri së bashku me Elgit Dodën.
“E lumtur, e lumtur, e lumtur”, shkruan ajo krahas fotos duke i lumturuar edhe fansat e saj, të cilët mezi e presin një rikthim të saj me një këngë të re.
Këngëtarja nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër lidhur me këngën dhe nuk e dimë nëse do të vijë këtë verë, apo në vjeshtë dhe nëse do të jetë ritmike apo një baladë.
Gjithçka mbetet për t’u parë në vazhdimësi nëse vetë Miriam do të zbulojë detaje të tjera.
Link: https://www.instagram.com/miriamcani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsxZ_lXhTgs/