Home Aktualitet Përveç Ritter asnjë çokollatë nuk do të ketë më paketim katror, ja arsyeja
Përveç Ritter asnjë çokollatë nuk do të ketë më paketim katror, ja arsyeja
0

Përveç Ritter asnjë çokollatë nuk do të ketë më paketim katror, ja arsyeja

0
0

Çokollata e famshme Ritter ka pasur gjithmonë një paketim katror dhe tashmë jo vetëm që do të vijojë ta ketë të tillë, por ky lloj paketimi do të jetë një ekskluzivitet vetëm i kësaj çokollate.

Gjithçka nisi në 2017, kur Gjykata Federale e Drejtësisë doli kundër mendimit të Gjykatës Federale të Patentave e cila kërkonte që paketimi katror i çokollatës Ritter të mbrohej si brand.

Çështja u rihap sërish në maj të këtij viti dhe dy ditë më parë Gjykata Federale e Drejtësisë refuzoi kërkesën e saj të mëparshme dhe tashmë është fakt që forma katrore e paketimit të kësaj çokollate do të mbrohet me të drejta të plotë njësoj si të gjitha markat.

Paketimi në këtë mënyrë i Ritter është disenjuar fillimisht në maj të 1995 dhe më pas u shndërrua në një shenjë identifikuese.

Katrore, praktike dhe e mirë ka qenë gjithmonë slogani i Ritter dhe sipas ekspertëve paketimi katror e bën ruajtjen, transportin dhe ndarjen e çokollatës  më të lehtë.

Kjo është e vetmja markë çokollate që prej fillimit ka dalë në treg me paketim katror dhe kjo drejtkëndësh si gjithë të tjerat.

Link: https://www.wbs-law.de/markenrecht/quadratisch-praktisch-markenrecht-ritter-sport-und-die-quadratische-verpackung-mit-knick-49466/?utm_campaign=Markenrecht&utm_content=135331453&utm_medium=social&utm_source=linkedin&hss_channel=lis-6q1bVpxYYt

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/coffee-dark-candy-chocolate-65882/