Home ShowBiz Modelja e njohur hap dyert e shtëpisë luksoze, mbetëm pa fjalë
Modelja e njohur hap dyert e shtëpisë luksoze, mbetëm pa fjalë
0

Modelja e njohur hap dyert e shtëpisë luksoze, mbetëm pa fjalë

0
0

Modelja e njohur Gigi Hadid e cila shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë me partnerin e saj Zayn Malik ka vendosur t’ju tregojë fansave shtëpinë e saj.

Ajo ka postuar në instagram disa foto nga salloni, kuzhina, dhomat e gjumit, tualeti si dhe shumë kënde të tjera të shtëpisë për dekorimin e së cilës është kujdesur vetë ajo.

Krahas fotove ajo ka treguar se me ndihmën e disa ekspertëve dhe të nënës së saj ka vënë në jetë idetë që kishte për të dekoruar shtëpinë ku gjithkund vihet re stili i saj unik.

Në shtëpinë e modeles mbizotërojnë ngjyrat, lulet, pikturat unike, dekorime të veçanta me ngjyra të ndezura dhe gjithçka duket kaq perfekte.

Gigi ka marrë shumë komplimenta nga miq dhe fansa të saj, të cilët e kanë komplimentuar për punën e veçantë që ka bërë dhe për mënyrën se si e ka dekoruar shtëpinë e saj.

https://www.instagram.com/p/CDEq8WDnRpv/

Link: https://www.instagram.com/p/CDEq8WDnRpv/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0OqYyUnmNB/