Pasi mbylli me sukses një tjetër sezon të “Ëhy not”, moderatorja Roza Lati i është drejtuar plazhit për të kaluar disa ditë pushime.
Atë e shohim shpesh herë aktive në rrjetet sociale ku me foto e video të ndryshme, arrin të tërheq gjithmonë vëmendjen.
Këtë herë ajo ka postuar në instagram një foto ku shfaqet provokuese teksa pozon e zhveshur në shtrat.
Roza shfaqet në gjysmë profil e ulur në shtrat ndërsa e shohim se nuk mban veshur asnjë gjë.
Ajo është e mbuluar me çarçafët e bardhë nga mesi e poshtë ndërsa shfaqet në një foto artistike krahas së cilës shkruan: “Unë i thashë vetes së kushdo që e ka vjedhur orën time Pierre Lannier do të ketë mallkimet e mia”.
Nuk e dimë se çfarë ka dashur të thotë Roza me këtë shprehje, por shohim se ka mbyllur komentet dhe përveç asaj çfarë ka shkruar nuk dimë më shumë.
https://www.instagram.com/p/CDLsP9tpRhO/Link: https://www.instagram.com/p/CDLsP9tpRhO/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-7XQpJJ3pC/