Home ShowBiz Rezarta “terrorizon” Aulonën, moderatorja tregon çfarë ka hequr në pushime me të
Rezarta “terrorizon” Aulonën, moderatorja tregon çfarë ka hequr në pushime me të
0

Rezarta “terrorizon” Aulonën, moderatorja tregon çfarë ka hequr në pushime me të

0
0

Aulona Musta dhe Rezarta Shkurta kaluan pak javë më parë disa ditë pushimesh në jug të vendit.

Si Aulona ashtu edhe Rezarta treguan me foto e video çdo destinacion të bukur dhe aventurë që përjetuan gjatë ditëve të pushimit.

Por duket se ka pasur edhe momente argëtuese dhe paksa të frishme të paktën për Aulonën së cilës Rezarta i paska punuar disa rengje të vogla.

Ka qenë vetë moderatorja që ka postuar në instagram një video ku Rezarta i thotë se do e gatuajë ajo drekën  ndërsa mban në dorë një oktapod të cilin më pas ja hedh në trup Aulonës.

Por nuk mbaron gjithçka këtu pasi në një video tjetër ajo e tremb Aulonën me një kastravec deti duke e hedhur përpjetë, aq sa rrëzohet nga shezloni.

“Nëse ndonjëherë do ndodhi që Rezarta Shkurta do ikim me pushime se do kënaqemi, shikoni këto video dhe mendohuni mirë para se të thoni po”, shkruan Aulona krahas videove duke shkaktuar të qeshura dhe humor mes miqve dhe fansave të saj.

https://www.instagram.com/p/CDLypHzByNC/

Link: https://www.instagram.com/p/CDLypHzByNC/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CB-wsxvhglM/https://www.instagram.com/p/By0ESE1peYw/