Home Aktualitet E fundit/ Situatë e rëndë në spitale, 108 raste të reja në 24 orë
E fundit/ Situatë e rëndë në spitale, 108 raste të reja në 24 orë
0

E fundit/ Situatë e rëndë në spitale, 108 raste të reja në 24 orë

0
0

Dy persona kanë ndërruar jetë të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Një 68 vjeçare nga Shijaku me sëmundje bashkëshoqëruese si dhe një 60 vjeçare nga Tirana pa asnjë sëmundje nuk kanë mundur dot ta fitojnë betejën me sëmundjen.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 108 raste të reja ku vetëm në Tiranë janë evidentuar 52 raste.

Në të dyja spitalet në vend po marin shërim 125 persona, 17 prej të cilëve në terapi intensive si dhe 7 në gjendje më të rëndë të intubuar.

Ndërkaq bëhet me dije se së fundmi listës së personave të shëruar i janë shtuar edhe 41 persona të tjerë duke e çuar në 2830 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë apel sidomos bizneseve për të respektuar protokollet e sigurisë dhe qytetarëve të respektojnë masat e higjenës dhe të vendosin maskën në ambjente të mbyllura.

Link: https://youtu.be/Jh9ZOEjhpYU

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/