Home Aktualitet Këngëtari i njohur shqiptar infektohet me COVID-19
Këngëtari i njohur shqiptar infektohet me COVID-19
0

Këngëtari i njohur shqiptar infektohet me COVID-19

0
0

Një tjetër personazh i njohur ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Bëhet fjalë për këngëtarin Art Abazi i cili pasi bëri tamponin rezultoi i infektuar me Coronavirus.

Këngëtari e ka dhënë vetë lajmin përmes një statusi në instagram ku vë në dijeni fansat për gjendjen e tij shëndetësore.

“Miq, pas problemeve shëndetësore , nga dita e dielë jam i shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje i’u nënshtrova testit dhe sot mora njoftimin nga IKSHPK se unë kam rezultuar poztitiv në COVID-19. E rëndësishme është që sot jamë shumë më mirë se dje. Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave. Mbani maskën për ta mbrojtur veten dhe familjen. Shëndet e dashuri për ju. Shihemi së shpejti”, shkruan ai në statusin e tij në instagram ku tregon se tashmë është në gjendje pak më të mirë shëndetësore.

art abazi

Link: https://www.instagram.com/art_abazi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BnWk6L0A485/