Këngëtarja Aurela Gaçe ka dalluar gjithmonë për eksperimentet e guximshme në look.
Atë e kemi parë të provojë të gjitha ngjyrat dhe modelet e flokëve dhe në të gjitha rastet është dukur shumë mirë.
Këtë herë ka befasuar sërish fansat me një tjetër look dhe gati nuk njihet.
Ajo i ka bërë flokët kaçurrela të dëndura në një ngjyrë pak më të çelët dhe për një moment nuk e njohëm.
Looku i saj i ri, ka befasuar fansat të cilët e kanë komplimentuar këngëtaren për mënyrën se si duket me kaçurrelat e saj të veçanta.
E duke pasur parasysh ndryshmet e shpeshta në look, duhet pranuar që nuk ka gjë që nuk i shkon këngëtares e cila edhe këtë herë ka qëlluar në shenjë si gjithmonë.
https://www.instagram.com/p/CDMpxeIAAnO/Link: https://www.instagram.com/p/CDMpxeIAAnO/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDCCnwGAj0E/