Këngëtari i njohur Seldi Qalliu është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes pas publikimit të disa fotove ku shfaqet në shtrat me brune shumë simpatike.
Më pas rezultoi që ato foto ishin pjesë e klipit të tij të fundit, por pavarësisht kësaj duket se fansat janë shumë kuriozë për jetën private të këngëtarit.
Seldi ka vendosur që t’ju përgjigjet pyetjeve të fansave në instagram dhe një prej tyre e ka pyetur se kur ka në plan të martohet.
Këngëtari thotë se do të martohet pasi të mbarojë pandemia duke na lënë me dyshime nëse vërtetë e ka gjetur shpirtin binjak, apo ishte thjesht një përgjigje me humor ashtu si shumicën e përgjigjeve që ka dhënë edhe për pyetjet e tjera që i janë bërë.
Link: https://www.instagram.com/seldi__qalliu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BJsfuOdhIp9/