Home Aktualitet Desinfektim pas çdo seti fotografik, “Hera Company”, masa të rrepta sigurie
Desinfektim pas çdo seti fotografik, “Hera Company”, masa të rrepta sigurie
0

Desinfektim pas çdo seti fotografik, “Hera Company”, masa të rrepta sigurie

0
0

Në kushtet kur rastet e reja me Coronavirus janë duke u rritur nga dita në ditë, bizneset kryesore në vend kanë marrë masat duke zbatuar protokollet e sigurisë për të garantuar shëndetin e punonjësve, por edhe të klientëve të tyre.

Një prej tyre është edhe “Hera Company” e Rezarta Shkurtës, një kompani që realizon sete fotografike për fëmijët dhe nënat në pritje të ëmbël.

Kompania në fjalë që prej rihapjes pas periudhës së karantinës është duke operuar nën kushte të rrepta higjene dhe duke respektuar çdo rregull të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë.

Rezarta me anë të disa videove në instagram ka treguar se si pas çdo seti fotografik, realizohet me përpikmëri desinfektimi i gjithë ambjenteve ku është punuar për realizimin e fotografive.

Në videot e shpërndara nga Rezarta në Instagram shohim sesi bëhet desinfektimi nga persona të specializuar duke e bërë gati ambjentin për një tjetër set fotografik.

Hera Company operon prej vitesh duke realizuar fotografi dhe video profesionale  për fëmijët dhe çiftet e reja në pritje të ëmbël.

Në faqen zyrtare të kompanisë nuk mungojnë foto nga më të ndryshmet njëra më e bukur se tjetra.

Link: https://www.instagram.com/rezartashkurta/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvKLQcxhda2/