Home ShowBiz Shtëpia e Oltës, tashmë një shtëpi bebash, aktorja tregon blerjet për djalin
Shtëpia e Oltës, tashmë një shtëpi bebash, aktorja tregon blerjet për djalin
0

Shtëpia e Oltës, tashmë një shtëpi bebash, aktorja tregon blerjet për djalin

0
0

Aktorja Olta Gixhari do të bëhet shumë shpejt nënë e një djali.

Ajo është aktualisht në muajin e nëntë dhe parashikohet që të lindë në fund të këtij muaji ose në fillim të shtatorit.

Olta ka treguar herë pas herë përmes fotove ecurinë e shtatëzanisë së saj duke ndarë me fansat edhe aventurat në muajt e fundit.

Ndërsa së fundmi ka treguar se si shtëpia e saj po shndërrohet pak nga pak në një shtëpi bebash dhe kjo falë gjithë produkteve që ka blerë për vogëlushin që pritet shumë shpejt të vijë në jetë.

Ajo ka postuar një foto të disa blerjeve që ka bërë për bebin ndërsa shkruan: “Ngadalë, ngadalë dhe shtëpia jonë po shndërrohet në shtëpi bebash”, duke treguar kështu se tashmë i ka marrë të gjithë gjërat që i duhen për të mirëpritur vogëlushin.

Olta ndodhet aktualisht në Spanjë ku po qëndron që prej periudhës së karantinës së bashku me partnerin e saj.

Lajmin për shtatëzaninë e dha vetë ajo përmes një fotoje ku pozonte buzë detit së bashku me partnerin e saj.

Oltaa Gixhar

Link: https://www.instagram.com/oltagixhari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCvm84jH5hs/