Home ShowBiz Dua feston 25 vjetorin e lindjes, urimi i të atit, super emocionues
Dua feston 25 vjetorin e lindjes, urimi i të atit, super emocionues
0

Dua feston 25 vjetorin e lindjes, urimi i të atit, super emocionues

0
0

Këngëtarja e njohur Dua Lipa feston 25 vjetorin e lindjes dhe një urim i veçantë i ka ardhur nga i ati.

Dukagjin Lipa ka postuar në instagram disa foto ku pozon së bashku me të bijën si dhe disa të tjera ku Dua është fëmijë.

“25 vite që ti ke lindur dhe unë që jam i bekuar. Ti je rritur tani, por mbetesh ende vogëlushja ime. Jam kaq mirënjohës që jam me ty në këtë udhëtim të mrekullueshëm. Do të jem gjithmonë pranë teje. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan ai krahas fotove ku i bën tag këngëtares.

Të shumtë janë miqtë dhe fansat e të atit të këngëtares dhe vetë Duas që i kanë shprehur urimet me rastin e ditëlindjes.

Dua ndërkaq ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me partnerin e saj Anwar Hadid duke shijuar verën dhe sukseset e projekteve të saj muzikore.

https://www.instagram.com/p/CELzmZPhnYE/

Link: https://www.instagram.com/p/CELzmZPhnYE/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-zw-IVhzdW/