Home ShowBiz 100 milion klikime brenda ditës, ja grupi muzikor që theu rekordin e YouTube
100 milion klikime brenda ditës, ja grupi muzikor që theu rekordin e YouTube
0

100 milion klikime brenda ditës, ja grupi muzikor që theu rekordin e YouTube

0
0

Grupi i djemve nga Korea e Jugut “BTS” kanë rezultuar më të suksesshmit në YouTube duke thyer rekord me këngën e fundit.

Djemtë kanë arritur të kapin 100 milion klikime brenda 24 orëve me këngën e tyre të fundit e cila tashmë konsiderohet si kënga më e suksesshme në YouTube deri tani.

7 djemtë e grupit janë bërë një fenomen në Azi dhe me gjerë, ndërsa kënga e tyre “Dynamite” e publikuar në 21 gusht ka vendosur një rekord të ri në YouTube.

Një zëdhënës i YouTube tha për “Forbes”, se kënga theu rekordin e vendosur më parë nga një grup vajzash po nga Korea e Jugut të cilat në korrik të këtij viti arritën të merrnin brenda 24 orëve 86,3 milion klikime.

Ndërkaq grupi i djemve që kanë arritur të grumbullojnë shumë fansa në të gjithë botën e kanë thyer edhe më herët rekordin e Youtube.

Në 2019 një këngë e tyre arriti 74,6 milion klikime në 24 orë, duke u bërë kënga më e klikuar brenda një dite në atë vit.

Link: https://www.spiegel.de/kultur/musik/bts-bricht-youtube-rekord-mit-video-zu-dynamite-a-c24b4ca8-3ed7-47b6-bd7e-037e9a25a4d6

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/8LfE0Lywyak