Këngëtarja e njohur Rona Nishliu do të bëhet nënë për herë të dytë.
Lajmin e ka dhënë vetë ajo me një foto në breg të detit ku pozon me barkun e rrumbullakosur.
Ajo ka zgjedhur ditën e saj të lindjes për të treguar se është sërish në pritje të ëmbël dhe nga fotoja duket si në tre mujorin e fundit të shtatëzanisë.
“Sot në ditën e lindjes, dua të ndaj me ju dhuratën më të bukur të jetës, bekimin e parë me emrin Noa dhe të dytën/in që e pres me padurim. Mrekullisht, Noan në krahë, gjersa tjetra/tjetri rritet brenda meje. Nuk paska bekim mët ë madhe se sa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë tjerat! Faleminderit për kujdesin dhe urimet e panumërta e të ndjera ju dua shumë”, shkruan ajo krahas fotos ku ka marrë të tjera urime këtë herë për shtatëzaninë.
Vetëm një vit më parë, Rona u bë nënë e një vajze, ndërsa tashmë do të bëhet sërish nënë, por këtë herë nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës.
https://www.instagram.com/p/CEUcxqNF5DM/Link: https://www.instagram.com/p/CEUcxqNF5DM/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/NIZeg731LxM