Aktorja Rudina Dembacaj përjetoi një ndodhi të trishtë disa javë më parë duke humbur të atin.
Ajo e ka treguar herë pas here në rrjetet sociale se sa shumë e lënduar ndihet nga ky fakt dhe se sa shumë i mungon i ati.
Në një postim të fundit në instagram, Rudina pozon në prehërin e të atit ndërsa shkruan një mesazh shumë prekës.
“Dmth unë nuk do të të prek më, nuk do të të puth më, nuk do qesh më me humorin tënd. Skandal ba, skandal”, shkruan ajo krahas fotos ku pozon me të atin.
Rudina tregoi një ditë më parë se një mbështetje e madhe për të në një periudhë kaq të vështirë është edhe partneri i saj, ish deputeti Mark Froku.
Në një postim të fundit, aktorja tregoi me anë të një fotoje ku pozonin së bashku fjalët që i thotë Marku për ti dhënë zemër.
Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCNkZxxn4k3/