Home ShowBiz Olta tregon dhuratat e para të Amar dhe qenkan kaq të bukura
Olta tregon dhuratat e para të Amar dhe qenkan kaq të bukura
0

Olta tregon dhuratat e para të Amar dhe qenkan kaq të bukura

0
0

Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë para disa ditësh.

Ajo solli në jetë një djalë të cilin së bashku me partnerin vendosën ta quajnë me emrin e veçantë Amar.

Aktorja e dha vetë njoftimin në instagram me një foto shumë të bukur ku fokusonte këmbët e vogëlushit ndërsa shprehte gjithë emocionet e të qënit nënë për herë të parë.

Olta ndërkaq ka zbuluar edhe disa nga dhuratat që i kanë sjellë për vogëlushin.

Ajo ka postuar në instagram një foto ku tregon disa kombinoshe shumë të këndshme, dhuratë nga Armina Mevlani për vogëlushin.

“Faleminderit Armina Mevlani, sa të rritem edhe pak fare, do mi vesi mami”, shkruan Olta krahas fotos duke treguar kështu se kjo dhuratë i ka ardhur nga mikesha e saj Armina.

Aktorja ka marrë shumë urime nga miq dhe fansa të saj,  për ardhjen në jetë të vogëlushit.

oltaaa gix

Link: https://www.instagram.com/oltagixhari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDB4tORnjDD/