E fundit/ 5 qytetarë ndërrojnë jetë, rritet numri i të shtruarve në spital
0
0
112 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, shumica prej të cilave në kryeqytet.
Ministria e Shëndetësisë në njoftimin zyrtar komunikon se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 5 pacientë me disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Ndërkaq situata paraqitet problematike në spitale ku aktualisht po marrin shërbimin 173 pacientë, 18 prej të cilëve në terapi intensive dhe 8 të intubuar.
Ekspertë të Ministrisë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me virusin 132 persona, ndërsa vijojnë të bëjnë apel për të treguar kujdes dhe për të përdorur maskat në ambjente të mbyllura.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=3Eh-4UVYv7o
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/