Home ShowBiz Shtatëzania e ka detyruar të heqë dorë, Arbana tregon çfarë nuk mund të konsumojë
Shtatëzania e ka detyruar të heqë dorë, Arbana tregon çfarë nuk mund të konsumojë
0

Shtatëzania e ka detyruar të heqë dorë, Arbana tregon çfarë nuk mund të konsumojë

0
0

Arbana Osmani do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të dytë.

Ajo dhe partneri i saj Eduard Grishaj janë në pritje të një djali i cili do të jetë i dyti për Arbanën.

Moderatorja është tashmë në muajt e fundit të shtatëzanisë dhe së fundmi ka treguar për fansat se nga çfarë ushqimesh i është dashur të heqë dorë.

Ajo ka treguar se tashmë në mëngjes nuk ha më petulla me Nutella apo karbohidrate, në vend të të cilave konsumon më shumë fibra dhe fruta e perimeve, duke u munduar të ushqehet sa më shëndetshëm.

Arbana ka treguar gjithashtu se në të dyja shtatëzanitë e saj ka konsumuar ushqime me fibra duke qëndruar larg sheqernave.

Ky sipas Arbanës nuk është ndoshta ushqimi më i shijshëm, por duke qeshur thotë se do ti rikthehet atij ushqimi më vonë.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CETh9gmAdxa/