Olta Gixhari është bërë nënë e një djali para 10 ditësh.
Lajmin e dha vetë ajo përmes një postimi në instagram ku ndau me ndjekësit të gjitha emocionet e të qënit nënë për herë të parë.
Aktorja ka postuar së fundmi një foto pranë karrocës së djalit ndërsa ka dalë të bëjë një shëtitje me të.
“Ja dhe mami ja doli të bëj një foto pa shapka shtëpie. Amar është djali I vetëm në këtë botë që më ka bërë të qaj, të qesh, të vuajt, të lumturohem, të qëndroj pa gjumë, më bën të dridhem, më jep forcë të mendoj ndryshe për të ardhmen..sa më është bërë xheloz dhe burri. Ja njeriu7 më I lumtur në botë me ju të dy pranë”, shkruan Olta krahas fotos ku mbi të gjithë të b ie në sy fakti që ka ardhur në formë edhe pse kanë kaluar shumë pak ditë nga lindja.
https://www.instagram.com/p/CEg8flqHxMR/Link: https://www.instagram.com/p/CEg8flqHxMR/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDB4tORnjDD/