Home Aktualitet E fundit/ Shënohet rekordi më i lartë i të shëruarve, ndërrojnë jetë 6 persona
E fundit/ Shënohet rekordi më i lartë i të shëruarve, ndërrojnë jetë 6 persona
0

E fundit/ Shënohet rekordi më i lartë i të shëruarve, ndërrojnë jetë 6 persona

0
0

93 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e saj zyrtar njofton gjithashtu se fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen 6 persona të tjerë.

Ekspertë të Ministrisë bëjnë me dije gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar rekordi më i lartë I të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.

Konkretisht listës së të sheruarve i janë shtuar 227 persona që rezultojnë ta kenë fituar betejën me këtë virus.

Ndërkaq situata vijon të jetë problematike në të dyja spitalet në vend ku aktualisht ndodhen të shtruar 182 pacientë, 23 prej të cilëve në terapi intensive ndërsa 7 në gjendje më të rëndë të intubuar.

https://www.youtube.com/watch?v=LprwYK8-Scg

Link: https://www.youtube.com/watch?v=LprwYK8-Scg

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/