Home Aktualitet Gjendet pajetë Dj i famshëm, autori i një prej këngëve hit në mbarë botën
Gjendet pajetë Dj i famshëm, autori i një prej këngëve hit në mbarë botën
0

Gjendet pajetë Dj i famshëm, autori i një prej këngëve hit në mbarë botën

0
0

Ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare Dj i famshëm Erick Morillo.

Ai është autori i një prej këngëve hit të vitit 1993 “I like to move it”.

Mediat ndërkombëtare njoftojnë se Dj u gjend i pajetë në Miami Beach, ndërsa ekspertë të forcave të rendit thanë se shkaqet e vdekjes së tij janë ende të panjohura.

Morillo u arrestua në fillim të gushtit nën akuzën për ngacmim seksual ndaj një kolegeje të tij gjatë kohës që luanin së bashku në një party në dhjetor të vitit të kaluar.

Ajo pretendon se Dj ka tentuar të abuzojë me të edhe pse ajo kishte refuzuar.

Ndërkohë largimi i tij i papritur nga jeta ka trishtuar miqtë dhe kolegët e DJ-it, të cilët kanë shprehur mesazhe të shumta ngushëllimi për të afërmit e tij.

https://www.instagram.com/p/CDB67zUpGF_/

Link: https://www.instagram.com/p/CDB67zUpGF_/

Burimi i lajmit: https://djmag.com/news/erick-morillo-dies-aged-49