Xhirimet për filmin “Batman” janë ndërprerë sërish vetëm pak kohë pas ndërprerjes së parë për shkak të karantinës.
Këtë herë shkak është bërë aktori kryesor Robert Pattison i cili ka rezultuar i infektuar me Coronavirus.
Warner Bros në një komunikim për mediat tha se filmi është ndërprerë sërish pasi një prej anëtarëve të skuadrës është prekur nga COVID-19, por nuk specifikoi se për kë bëhet fjalë.
“Vanity Fair”, ka zbuluar se i prekur është vetë aktori kryesor i cili nuk dihet se si është infektuar, por sipas të dhënave paraprake rezulton të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, por duhet të qëndrojë i izoluar.
Xhirimet e filmit u ndërprenë fillimisht në muajin mars pas izolimit në të gjithë Evropën dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të pandemisë.
https://www.instagram.com/p/B-knf_FnACb/Link: https://www.instagram.com/p/B-knf_FnACb/
Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/news/uk-54022220
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEHz0nTnc1n/