Home ShowBiz Fotoja e parë me Amarin në duar, Olta sjell portretin më të bukur
Fotoja e parë me Amarin në duar, Olta sjell portretin më të bukur
0

Fotoja e parë me Amarin në duar, Olta sjell portretin më të bukur

0
0

Olta Gixhari u bë nënë e një djalë dy javë më parë.

Lajmin e dha vetë ajo ndërsa postoi një foto të këmbëve të vogëlushit Amar shoqëruar me një mesazh shumë të bukur ku shprehte gjithë emocionin dhe ndjesinë e të qënit nënë.

Aktorja ka vendosur të dalë një xhiro me të birin nga porti dhe me këtë rast ka realizuar një foto shumë të veçantë.

Ajo pozon me Amarin në krah ndërsa e ka mbështjellë me një shall të bardhë duke i zbuluar këmbët e vogla.

“Shalli i tij i parë duhet të jetë special. Ai është princi im dhe kam zgjedhur për të një shall mbretëror. Dua ta mbaj përgjithmonë si shallin e tij të parë dhe ta vendos në një kornizë”, shkruan ajo krahas fotos ku pozon me të birin.

Kjo foto unike e saj me të birin në krah ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga miq e fansa të aktores.

https://www.instagram.com/p/CEy4VQLHsEu/

Link: https://www.instagram.com/p/CEy4VQLHsEu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDB4tORnjDD/