Home Aktualitet 147 raste pozitive në 24 orë, Ministria apel për respektimin e rregullave
147 raste pozitive në 24 orë, Ministria apel për respektimin e rregullave
0

147 raste pozitive në 24 orë, Ministria apel për respektimin e rregullave

0
0

Nga testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit rezultojnë 147 raste të reja me COVID-19 ku pjesa më e madhe janë rregjistruar në Tiranë.

Ndërkaq situata paraqitet problematike në të dyja spitalet në vend ku aktualisht janë duke marrë trajtim spitalor 199 persona, 19 prej të cilëve në terapi intensive ndërsa 5 të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit fatkeqësisht kanë ndërruar jetë dy pacientë, ndërsa e kanë fituar betejën me sëmundjen 53 qytetarë.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar rregullat e higjenës sidomos në prag të fillimit të vitit të ri shkollor ku rreziku është edhe më i madh në rast se nuk respektohen masat e vendosura për çdo rast.

https://www.youtube.com/watch?v=Hq4PxR9sFNM

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Hq4PxR9sFNM

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/