Home Aktualitet Nënshkruan fshirjen e këngëve dhe pastaj ja hedh fajin kanalit, ja si qëndron e vërteta me Albërie Hadërgjonaj
Nënshkruan fshirjen e këngëve dhe pastaj ja hedh fajin kanalit, ja si qëndron e vërteta me Albërie Hadërgjonaj
0

Nënshkruan fshirjen e këngëve dhe pastaj ja hedh fajin kanalit, ja si qëndron e vërteta me Albërie Hadërgjonaj

0
0

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka kërkuar së fundmi që të ndërpresë bashkëpunimin me “Arkiva Shqip”, kanalin që menaxhonte këngët e saj.

Këngëtarja është paraqitur disa ditë më parë në ambjentet e zyrave të kompanisë duke fyer dhe kërcënuar dhe duke bërtitur se dëshironte jo vetëm të shkëpuste marrëdhënien, por edhe të fshinte të gjitha materialet nga kanali në fjalë.

Kjo kërkesë është bërë nga vetë këngëtarja me anë të nënshkrimit të një dokumenti që mban emrin, mbiemrin dhe firmën e saj ku shkruhet:

“Unë e nënshkruara Albërie Hadërgjonaj dëshiroj të ndërpres në mënyrë të menjëhershme, në mënyrë që çdo kontratë që unë kam me Acromax Media GmbH të përfundojë në datë 4.09.2020. Pas shkëputjes unë kërkoj që të më kthehen të gjitha veprat që ja kam dhënë të drejtat e përdorimit, të më kthehet kanali, si dhe të shuhen të gjitha publikimet e mia në kanalin e “Arkiva Shqip” si edhe në platformat e tjera përveç kanalit tim, të cilat unë dua ti menaxhoj vetë pas datës 4.09.2020.

“Arkiva Shqip” ka vepruar në bazë të kërkesës së këngëtares e cila është nënshkruar në datë 3.09.2020 dhe menjëherë më pas ka filluar punën për të hequr nga kanali këngët e këngëtares gjithmonë sipas kërkesës që ajo vetë ka firmosur.

Këngëtarja është sqaruar vazhdimisht nga përfaqësues të kompanisë dhe është mbajtur në korrent lidhur me gjithë punën e bërë për promovimin e këngëve të saj si të gjithë klientët e kompanisë.

Në rastin konkret “Arkiva shqip”, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka zbatuar kërkesën e këngëtares të cilën jo vetëm e ka firmosur, por madje edhe e ka bërtitur me zë të lartë në zyrat e kompanisë duke pretenduar gjithashtu se nuk dëshiron të bashkëpunojë më me kanalin në fjalë që sipas saj promovon vetëm persona të padenjë në tregun muzikor duke përdorur gjatë gjithë kohës terma fyes për artistët shqiptar.

Kujtojmë se “Arkiva Shqip” është një kanal që menaxhon mijëra artistë brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë dhe ka funksionuar gjithmonë falë kontratave të rregullta.

Artistët që menaxhohen nga ky kanal janë më të suksesshmit në tregun muzikor dhe këtë e tregojnë qartë arritjet e tyre muzikore.

Arkiva

Link: https://www.instagram.com/p/CE2OsZAjynG/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAf2cFiFywS/