Home ShowBiz Moderatori shqiptar, bashkëshorti perfekt, i dedikon të shoqes fjalët më të bukura
Moderatori shqiptar, bashkëshorti perfekt, i dedikon të shoqes fjalët më të bukura
0

Moderatori shqiptar, bashkëshorti perfekt, i dedikon të shoqes fjalët më të bukura

0
0

Moderatori Alaudin Hamiti i cili prej kohësh drejton emisionin “Ndërrimi i Natës” në “Klan Kosova” është një prej personazheve më të dashura të ekranit.

Atë e shohim shumë aktiv edhe në rrjetet sociale ku përveç fotove dhe videove nga emisioni, shpesh herë poston edhe momente të bukura familjare.

Këtë herë ai ka postuar një foto së bashku me të shoqen e cila ka ditëlindjen dhe moderatori ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar.

“Gëzuar ditëlindjen, gruas që më bën ende të më rrahë zemra fort”, ndërsa i bën tag të shoqes.

Krahas fotos të shumtë janë miqtë dhe fansat e moderatorit që e kanë uruar bashkëshorten e tij, ndërsa e kanë komplimentuar çiftin për dashurinë që tregojnë për njëri tjetrin.

https://www.instagram.com/p/CE5FmBks1ct/

Link: https://www.instagram.com/p/CE5FmBks1ct/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CB79LtBnVij/