Home ShowBiz “Nuk e shes veten…”, Albana shpërthen ashpër ndaj kritikave
“Nuk e shes veten…”, Albana shpërthen ashpër ndaj kritikave
0

“Nuk e shes veten…”, Albana shpërthen ashpër ndaj kritikave

0
0

Albana Osmani është një prej moderatoreve më të dashura që gjithmonë është preferuar nga publiku.

Edhe pse së fundmi ajo është shkëputur nga ekrani dhe po merret me disa projekte të tjera, vazhdon të jetë mjaft e kërkuar dhe në qendër të vëmendjes.

Të gjithë mezi presin rikthimin e saj në ekran, por duket se Arbana ka menduar të rikthehet në mënyrën e saj duke ardhur në një tjetër formë këtë herë përmes botimit të një libri.

Së fundmi ajo ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të një fotoje të kapur nga paparazzi rrugëve të Tiranës, veshur sportive dhe pa grim.

Duke qenë se në disa portale është kritikuar paraqitja e saj, Albana ka një mesazh për të gjithë teksa riposton foton.

“Në të gjitha portalet ishte kjo foto paparazzi, ku shkruhej lloj e soj. Epo po ju them që këtu dukem shumë mirë, mëse normal. Ka ditë nga ngarkesa jam edhe më e shkujdesur. Vazhdoni më ndiqni këmba këmbës, thoni çfarë të doni. Njeri jam si të gjithë në fund të ditës dhe më pëlqen të mos e shes veten mbi këtë. Për role të tjera protagonizmi keni mjaftueshëm në treg që ua plotësojnë faqet dhe klikimet. Më erdhi mirë që gjithë publiku kudo shprehej pozitivisht. Dua ti falënderoj. Ju përshëndes duke ju uruar sezon të mbarë. Kujdes shëndetin mbi të gjtha”, shkruan Albana duke reaguar kështu ndaj gjithë kritikave që ka marrë për pamjen dhe që në fakt duken të pavënda, duke qënë se moderatorja edhe pse pa grim dhe me rroba sportive duket në formë shumë të mirë.

albanana

Link: https://www.instagram.com/albanaosmani1/