0
0
Mbrëmjen e sotme në Tv Klan nis sezoni i ri i “Klanifornia”.
Njoftimin e ka bërë vetë moderatorja Marina Vjollca e cila zbuluar gjithashtu edhe veshjen e mbrëmjes.
Ajo pozon me një fustan në ngjyrë çiklaminë me një rrip të madhe në mes dhe të çarë anash.
Marina duket tejet elegante dhe sensuale ndërsa e shohim me një grim natyral dhe flokët e lidhura bisht.
“Sonte ka Klanifornia”, shkruan ajo krahas fotove, ndërsa shohim se ka marrë shumë komente nga miq e fansa të cilët mezi e presin nisjen e spektaklit ndërsa kanë mbetur të mahnitur nga Marina dhe mënyra se si duket me fustanin e gjatë.
https://www.instagram.com/p/CFCkppyjV0M/Link: https://www.instagram.com/p/CFCkppyjV0M/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8UTOSgBFQ_/