Home ShowBiz Super shtëpi, Ledri na prezanton me ambjentet moderne të banesës së tij
Super shtëpi, Ledri na prezanton me ambjentet moderne të banesës së tij
0

Super shtëpi, Ledri na prezanton me ambjentet moderne të banesës së tij

0
0

Moderatori Ardit Gjebrea ka qenë këtë të dielë i ftuar në shtëpinë e këngëtari Ledri Vula.

Ai ka biseduar fillimisht me këngëtarin për karrierën e tij në fushën e muzikës, dashurinë e tij për Sarën si dhe për faktin që shumë shpejt do të bëhet baba për herë të parë.

Gjatë bisedës në shtëpinë e tij, Ledri ka treguar disa nga ambjentet e shtëpisë moderne ku jeton me prindërit e tij, ndërsa ka ndihmuar të ëmën për të shtruar tavolinën.

Vetë Ledri ka postuar në instagram disa çaste nga momenti kur po përgatitej dreka dhe po shtrohej tavolina ndërsa të gjithë ishin duke kënduar të lumtur një prej këngëve të Ledrit.

Nga pamjet e publikuara në instagram shohim një shtëpi moderne të dekoruar me shije, teksa shohim që mbizotëron ngjyra e bardhë dhe e zezë.

Gjithçka duket kaq perfekte dhe këngëtari së bashku me prindërit dhe moderatorin është duke e shijuar në maksimum drekën dhe momentet e bukura të kaluara së bashku.

Link: https://www.instagram.com/ledrivula/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEw1bqlBvt5/