Nxënësit e sistemit parauniversitar kanë nisur një ditë më parë vitin e ri shkollor.
Një prej tyre është edhe Hera, vajza e Rezarta Shkurtër dhe Ermal Hoxhës e cila u ul për herë të parë në bankat e shkollës.
Rezarta ka postuar në instagram një video shumë të veçantë nga momenti emocionues kur ata të dy kanë përcjellë vogëlushen në shkollë.
Ajo është ulur për herë të parë në bankat e shkollës dhe në video e shohim teksa zbret nga makina dhe më pas me të dy prindërit të kapur përdore po ecën drejt shkollës.
“Të duam aq shumë sa nuk e dinim që shpirti mund të donte. Gëzuar ditën e parë të shkollës bebja jonë, mami dhe babi nuk mund të ëndërronin më bukur sesa Zoti i dhuroj”, shkruan Rezarta krahas videos me momentin unik.
Miq dhe fansa të çiftit i kanë uruar Herës një vit të mbarë shkollor, ndësa
janë emocionuar për videon unike dhe urimin e veçantë të Rezartës për të bijën.
https://www.instagram.com/p/CFHnMY-Dy4F/Link: https://www.instagram.com/p/CFHnMY-Dy4F/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B11qLswJOr_/