Virologia kineze publikon provat shokuese, “COVID-19 u krijua në laborator”
Virologia kineze Li Meng Yan ka publikuar së fundmi në Twitter provat se COVID-19 u krijua në një laborator në Wuhan duke vërtetuar kështu deklaratën e dhënë disa ditë më parë në një televizion britanik.
Gjatë intervistës Yan bëri një akuzë të fortë ndaj qeverisë kineze, duke deklaruar se ajo e dinte shumë mirë, por e mbajti të fshehtë origjinën e virusit, ndërsa hodhi poshtë gjithashtu edhe pretendimet se virusi u përhap nga një treg ushqimor.
Në një document të publikuar disa orë më parë në Twitter i cili mban autorësinë e saj dhe të tre shkencëtarëve të tjerë kinez, Yan vërteton me fakte se karakteristikat e SARS-COV-2 tregojnë një modifikim të sofistuar laboratorik dhe jo një evolucion natyror apo devijim nga rruga e tij e mundshme sintetike siç pretentohet.
Më konkretisht në dokumentin e publikuar shkencëtarët kanë studiuar përbërjen e virusit i cili është një kombinim që nuk mundet kurrsesi të vijë në mënyrë natyrale, por mund të modifikohet vetëm në laborator.
Të dhënat tregojnë se SARS-COV-2, është krijuar duke përdorur një kombinim midis dy sekuencave të marra nga koronavirusi i lakuriqit të natës të cilat janë përdorur si shtyllë mbështetëse në krijimin e tij.
Shkëncëtarët ndërkaq duke u mbështetur në provat e grumbulluara kanë treguar përmes një rruge sintetike se krijimi laboratorik i SARS-COV-2 është i mundur dhe mund të realizohet brenda 6 muajsh.
Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarja kineze bën deklarata të tilla. Edhe më herët ajo ka folur duke hedhur akuza të forta, por deklaratat e saj janë hedhur gjithmonë poshtë nga qeveria kineze e cila i ka konsideruar të pabaza.
Link: https://youtu.be/7Lq3_rsBJ9w
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/coronavirus-3992933/