Orinda Huta është një prej moderatoreve simpatike të ekranit.
Ajo drejton tashmë prej kohësh “Jo vetëm modë” në “Tv Klan”, ku e shohim të intervistojë personazhe të njohur dhe të promovojë gjithashtu qytetet shqiptare.
Në disa foto të postuara së fundmi nga qyteti i Lezhës, moderatorja ka tërhequr si gjithmonë vëmendjen e fansave ndërsa ka marrë shumë komplimenta.
Por ndër komentet e shumta ka rënë në sy një koment jo fort i zakontë.
“Bëj një foto me burrin moj se u këpute vetëm”, i shkruan një prej ndjekësve, të cilit, Orinda ka vendosur ti kthejë një përgjigje.
“Po të dogji malli për burrin shko tek llogaria e tij taksirat e ke”, i komenton Orinda ndjekësit.
Kujtojmë se Orinda është martuar prej disa vitesh me moderatorin Turjan Hysko.
https://www.instagram.com/p/CFKBTVljV3q/Link: https://www.instagram.com/p/CFKBTVljV3q/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CE4FPZyjzso/