Lian është vetëm katër vjeç por duket se e ka gjetur nusen që tani.
Vogëlushi, djali i këngëtares Vesa Luma dhe Big Basta ka menduar madje edhe se çfarë do ti bëjë nuses kur të vijë në shtëpi.
Vesa ka postuar në instagram një bashkëbisedim shumë të këndshëm me të birin ndërsa rrëfen se ai tashmë e ka gjetur nusen dhe ajo quhet Zara.
Kur Vesa e pyet se çfarë do të bëjë me nusen kur ta sjellin në shtëpi, Lian fillon të përtypet duke treguar kështu se do ta hajë, ndërsa më pak qesh.
Vesa dëgjohet më pas ti këndojë të birit një këngë në anglisht e cila flet për një djalë 7 vjeçar të cilit nëna i thotë të gjejë një nuse sepse do të mbetet vetëm.
Vogëlushi fillon të qeshë dhe madje duket sikur turpërohet nga kënga dhe përpiqet duke qeshur ta ndalojë Vesën të vazhdojë këngën.
Link: https://www.instagram.com/vesaluma/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAKfrIbpI3o/